
JYSK në lokacion të ri në Albi Mall
JYSK tashmë mirëpret klientët në lokacionin e ri në Albi Mall, në katin -1, me një hapësirë të re të dedikuar për të gjithë ata që kërkojnë ide dhe produkte për shtëpinë e tyre.
Rihapja e JYSK në hapësirën e re u shënua më 12 nëntor, me pjesëmarrjen e shumë vizitorëve, oferta speciale dhe surpriza për klientët. Me këtë zhvendosje, klientët kanë tashmë mundësinë të eksplorojnë një hapësirë të re dhe të zbulojnë edhe më shumë produkte për mobilimin, dekorimin dhe organizimin e shtëpisë.
Për nder të rihapjes, JYSK kishte përgatitur edhe oferta dhe dhurata speciale për klientët e parë, duke e bërë këtë hapje edhe më të veçantë.
Ku mund ta gjeni JYSK?
📍 Albi Mall, kati -1.
Ju mirëpresim të vizitoni hapësirën e re të JYSK në Albi Mall dhe të zbuloni koleksionin e produkteve për shtëpinë tuaj!