POLITIKAT E PRIVATËSISË
Mbrojtja e privatësisë suaj gjatë përdorimit apo vizitës në këtë platformë është me rëndësi të madhe për ne. Prandaj ne kemi kënaqësinë t’ju informojmë se si përpunohen të dhënat personale.
Platforma www.albimall.com është pronë e “ALBI ASSET INVESTMENTS” SH.P.K., me seli në Prishtinë- Zona e re Industriale Veternik P.nr, me Numer Unik Identifikues 812168327.
“ALBI ASSET INVESTMENTS” L.L.C., referuar tutje si ‘’ALBI’’, dhe është përgjegjës për privatësinë e të dhënave në këtë faqe interneti.
Albi i përmbahet rreptësishtë rregullave të aplikueshme të mbrojtjes së të dhënave, gjatë përdorimit dhe përpunimit të të dhënave personale. Albi rezervon të drejtën e përdorimit të të dhënave personale dhe anonime në masën e lejuar me ligj, në varësi të të drejtave të personave të prekur siç përshkruhet më poshtë.
Kjo politikë e privatësisë është e vlefshme vetëm për www.albimall.com dhe jo për faqet e internetit që ndërlidhen me platformën tonë dhe që menaxhohen dhe operohen nga palë të treta. Gjatë përdorimit të platformës tonë për aplikim për punë mund të lidheni me faqe tjera interneti të operuara nga palët e treta. Me rastin e transferimit në faqe tjetër interneti, ju duhet të informoheni lidhur me politikat e këtij operatori lidhur me menaxhimin e të dhënave tuaja personale. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi, në rast se ju përmes një linku, apo hiperlinku, apo formë tjetër lidheni me një faqe tjetër interneti.
Përkufizimet
E dhënë personale – çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;
Përpunim – çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;
Pëlqim me shkrim i subjektit të të dhënave – pëlqimi i dhënë ku subjekti i të dhënave duhet të vë nënshkrimin ose shenjën në pëlqimin me shkrim për përpunimin e të dhënave të tij ose saj;
Pëlqim gojor ose pëlqim tjetër i përshtatshëm i subjektit të dhënave – pëlqimi i dhënë gojarisht, me anë të mjeteve të telekomunikimit ose me ndonjë mjet tjetër të përshtatshëm, përmes të cilit mund të konkludohet në mënyrë të qartë se subjekti i të dhënave e ka dhënë pëlqimin e tij ose saj;
Kontrollues i të dhënave – çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale;
Subjekt i të dhënave – nënkupton një person, të dhënat personale të të cilit përpunohen.
- Privatësia e të dhënave
Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia e individit është njëra nga përgjegjësitë tona thelbësore. Ne ndërmarrim masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, manipulimi, rrjedhja e tyre jashtë ALBI ose aksesi i paautorizuar. Masat e marra i nënshtrohen rishikimit të rregullt dhe përshtaten vazhdimisht për të qëndruar teknologjikisht të azhurnuara.
- Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale
Të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit e platformës www.albimall.com trajtohen në përputhje me Ligji Nr. 06/L-82 për mbrojtjen e të dhënave personale.
ALBI ASSET INVESTMENTS përpunon dhe menaxhon të dhënat personale në kuptim të nenit 5 paragrafi 1 pika 1.1 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pra vetëm nëse ju si subjekt i të dhënave personale jepni pëlqimin tuaj për përpunimin dhe menaxhimin e tyre nga ana jonë.
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen për qëllimet e përshkruara më poshtë (shih pika IV ).
Disa veçori të Shërbimeve mund të kërkojnë që ju të na jepni drejtpërdrejt informacione të caktuara për veten tuaj. Ju mund të zgjidhni të mos jepni këtë informacion, por duke bërë këtë mund t’ju pengojë të përdorni ose të përdorni këto veçori.
- Të dhënat personale të mbledhura:
Të dhënat tuaja personale të cilat ne mund t’i mbledhim përfshijnë informatat si në vijim:
- Informatat identifikuese të tilla si: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, email adresa.
- Me rastin e verifikimit të identitetit, ne mund të përpunojmë edhe numrin e dokumentit të identifikimit.
- Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, eksperienca, edukimi.
- Informacion që ne mbledhim direkt nga ju:
- Informacioni për mbështetjen ndaj klientit, duke përfshirë informacionin që zgjidhni të përfshini në komunikimet me ne, për shembull, kur dërgoni një mesazh përmes Shërbimeve.
- Qëllimi i mbledhjes së të dhënave
Ne i përpunojmë të dhënat personale të përmendura në pikën III për qëllimet e mëposhtme:
- Përmirsimi i përvojes së përdoruesve.
- Dergimi i ofertave dhe promocioneve.
- Analiza te brendshme per zhvillimin e platformes.
- Nuk i përdorim përsëri të dhënat tuaja për një qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar.
- Si rregull, ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato. Ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë për qëllime historike ose statistikore me masa mbrojtëse të përshtatshme.
- Të drejtat tuaja
Ju keni të drejta të bazuara në Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ALBI.
Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga ALBI, ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si:
E drejta juaj për qasje në të dhënat personale- Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të keni qasje në të dhënat e juaja personale nëse përpunohen ose jo.
E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale– Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni nëse mendoni se të dhënat janë të pasakta dhe përditësoni ato pa vonesë nëse mendoni se të dhënat tuaja janë jo të plota. Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar.
E drejta “për tu harruar”- Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara. Për tu fshirë nga platforma ju duhet të kontaktoni në emailin contact@albimall.com
E drejta juaj për të kundërshtuar– Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë , në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike. Albi pas kundërshtimit tuaj nuk vazhdon me përpunimin e të dhënave personale, përveç rasteve të cilat i parasheh ligji për përpunimin e tyre lidhur me rrethanat të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave.
E drejta juaj për ankesë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi– Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur, apo në qoftë se mendoni se ALBI nuk është duke respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit në contact@albimall.com
- Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do t’ju njoftojmë përmes platformës apo email-it. Cila do mënyrë që do të përdoret për njoftime të tilla, cilësohet si zyrtare. Duke vazhduar t’i vizitoni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, konsideroheni se ju pajtoheni plotësisht me përditësimet e bëra.
- Cookies
Një “cookie” është një skedarë teksti me pjesë të vogla të dhënash, ngjashëm si emër përdoruesi dhe fjalëkalimi (username and password), të cilat përdoren për të identifikuar paisjen tuaj elektronike gjatë përdorimit të një faqe interneti.
Këto “cookie” janë të domosdoshme dhe na ndihmojnë neve që t’ju ofrojmë vizitë më personale dhe më të përshtatshme në www.albimall.com
Faqja jonë përdor “cookies” për t’ju identifikuar si përdorues dhe dalluar nga përdoruesit e tjerë, për t’jua lehtësuar përdorimin e shërbimeve tona. Ne mund të përdorim “cookies” për çështje statistikore, si: numërimin e përdoruesve, faqet që keni vizituar, parapëlqimet tuaja, si dhe për çështje sigurie.
Sapo mbyllni shfletimin, qasja në “cookies” përfundon. Ju mund të pranoni ose refuzoni “cookies”. Refuzimi nuk ndikon në qasjen tuaj në shumicën e informacioneve në faqen tonë, por mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes.
Nëse ju dëshironi ta ndryshoni mënyrën si funksionon shfletuesi juaj i internetit për përdorimin e “cookies”, ju duhet t’i ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj.
Ne do t’ju kërkojmë çdo herë pëlqimin tuaj për shfrytëzimin e “cookies” në momentin që do ta përdorni apo vizitoni faqen tonë të internetit.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave:
“ALBI ASSET INVESTMENTS” SH.P.K., (në tekstin e mëtejmë “Albi“)
Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave: Alban Jashari
Adresa: Prishtinë, Zona e Re Industriale Veternik, p.nr
Telefoni: +38349771115
E-maili: contact@albimall.com