
Me rastin e Halloween-it, më 31 tetor, Albi Mall organizon një program të veçantë aktivitetesh në të dy qendrat (Prishtinë dhe Gjilan), duke sjellë argëtim, kreativitet dhe surpriza për vizitorët e të gjitha moshave.
Halloween në Albi Mall – Prishtinë
Në Prishtinë, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë një program të larmishëm aktivitetesh, të organizuara për të krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese.
Orari: 17:00–19:00
Lokacioni: Hyrja A, Kati 1 – te Ariu
Halloween në Albi Mall – Gjilan
Edhe në Albi Mall Gjilan, Halloween-i do të shënohet me një program të dedikuar, ku vizitorët, veçanërisht më të vegjlit, do të mund të marrin pjesë në aktivitete kreative dhe lojëra tematike.
Orari: 15:00–19:00
Lokacioni: Kati -1, tek Hipermarketi
Qindra dhurata dhe vouchere për pjesëmarrësit
Në bashkëpunim me brendet partnere, Albi Mall ka përgatitur qindra vouchere dhe dhurata, të cilat do të shpërndahen gjatë aktiviteteve në Prishtinë dhe Gjilan, duke e bërë këtë Halloween edhe më të veçantë për pjesëmarrësit.
Ju mirëpresim më 31 tetor në Albi Mall për ta përjetuar së bashku atmosferën e Halloween-it!
Falënderim i veçantë për partnerët tanë
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë partnerët që iu bashkuan këtij organizimi, duke kontribuar në pasurimin e aktiviteteve dhe në sjelljen e më shumë surprizave e momenteve të bukura për vizitorët tanë.
Partnerët në Albi Mall Prishtinë:
Playland, KFC, Albi Distribution, Albi Commerce, Cineplexx, BO Bowling, Matisse, Popeyes, Burger King, Heb’s, Flying Tiger, Madame Coco, Okaïdi, Gerbera, Sport Vision, LTB Jeans, Koton, Bata dhe OKI’s Gummy Candy.
Partnerët në Albi Mall Gjilan:
Playland, Albi Distribution, Albi Commerce, Okaïdi, Heb’s, Matisse, Burger King, Sport Vision, LTB Jeans dhe OKI’s Gummy Candy.