Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Albi Mall, në bashkëpunim me Agani L.T.D., organizon një aktivitet vetëdijesues, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të kontrollojnë falas nivelin e sheqerit në gjak.
Gjatë aktivitetit, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë nga:
- Matja falas e nivelit të sheqerit në gjak.
- Aparate CodeFree falas, të cilat do të shpërndahen deri në përfundim të stokut.
Kontrolli i rregullt i nivelit të sheqerit në gjak është një hap i rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit dhe identifikimin e hershëm të ndryshimeve që mund të kërkojnë vëmendje mjekësore.
Detajet e aktivitetit:
Data: 14 nëntor
Ora: 11:00 – 20:00
Lokacioni: Hyrja A, Kati 1, Albi Mall
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti dhe t’i kushtoni pak kohë shëndetit tuaj!